ARIF SEFERI DHE STROBE TALBOTT NË KUMANOVË, MË 9 QERSHOR 1991 DHE 9 QERSHOR 1999

09 qershor 2024 | 20:34

Ismet Sylejmani

Kumanova është e njohur për shumëçka heroike dhe kombëtare, dhe ka hyrë në faqet e historisë, si një nga qytetet me kontribute të mëdha në të gjitha periudhat e mbijetesës së Kombit tonë, të vuajtur, por kurrë të nënshtruar!
Përgaditjet për fillimin e realizimit të projekt platformës së luftës së armatosur çlirimtare për çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese, në Kumanovë i ka filluar edhe patrioti e atdhetari i madh, veprimtari i shquar kombëtar, anëtari e drejtuesi i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Heroi i Kombit Arif Seferi!

9 Qershori i vitit 1991, shënon fillimin e madh nga Kumanova legjendare!
Nga Kumanova drejt Shqipërisë, niset në udhëtimin historik delegacioni i parë zyrtar i LPK-së!

Heroi i Kombit Arif Seferi, në cilësinë drejtuesit të lartë të LPK-së, bëhet pjesë e delgacionit të Lëvizjes Popullore të Kosovës për vizitë zyrtare në Shqipëri, me fokus qendror të fillimit të zbatimit të vendimit të Konferencës së Dytë të Jashtëzakonshme të Lëvizjes, të mbajtur më 4 shkurt 1991, te Mulliri në Prapashticë të Prishtinës, ku ishin hedhur themelet e fillimit të përgatitjes së luftës së armatosur çlirimtare të shqiptarëve në ish-Jugosllavinë pushtuese!

9 Qershori i vitit 1999, në Kumanovë, shënon kapitullimin përfundimtar të Serbisë pushtuese Kosovë!

Pas nëshkrimit të madh të kapitullimit të Serbisë pushtuese, figura më markante e 9 Qershorit 1999 në Kumanovë, ishte dhe mbetet diplomati i Administratës së Lartë të Shtetit, Zv. Sekretari Amerikan i SHBA-së z. Strobe Talbott!
Z. Strob Talbott ka qenë njëri ndër hartuesit dhe këmbëngulesit kryesor, që asgjë e aparatit shtypës, shfrytëzues, vrasës, gkapirës e pushtues represiv, dhunues e gjenocidal serb nga Serbia, të mos mbetet në teritorin e Kosovës, teritor i cili pas largimit të falangave fashisto-nazizte serbe, do të kontrollohej nga NATO!

Veprimtari i madh kombëtar, Heroi i Kombit Arif Seferi e nisi me LPK-në nga Kumanova për Kosovën më 9 Qershor 1991, dhe e përfundoi më 9 Qershor 1999, me fshesën e Tij të hekurt top diplomati Amerikan, Zëvendës Sekretar i Shtetit të SHBA-së z. Strob Talbott!
Ngjashmëria në mes Arif Seferit dhe Strob Talbott, është se te dytë e kanë në qendër të Tyre Kumanovën!

Te dytë e kanë 9 Qershonin në Kumanovë!

Njëri niset nga Kumanova më 9 Qershor 1991, për në Shqipëri, kundër Serbisë pushtuese, tjetri vjen nga Amerika në Kumanovë më 9 Qershor 1999, kundër Serbisë pushtuese!

Është historike, Kumanova mbetet fillimi dhe fundi i Serbisë pushtuese!

Lavdi Heroit të Kombit Arif Seferi!
Faleminderit Zëvendës Skretar Amerikan i Shtetit të SHBA-së z. Strobe Talbott!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 9 Qershor 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rike Roçi po shijon në maksimum jetën pas përfundimit të…