Arifaj largohet nga Istogu, sot udhëton drejt Gjermanisë

05 janar 2018 | 11:49

Ndihmëstrajneri i KF Istogu, Mehdi Arifaj, është larguar nga kjo skuadër, pasi sot (e premte) udhëton drejt Gjermanisë.

Kriza e madhe ekonomike që e ka kapluar shtetin e Kosovës po detyron që edhe sportistët të emigrojnë drejt shteteve evropiane për të gjetur një punë.

“Qytetarë të komunës së Istogut, kryesi e klubit, trajnerë, lojtarë, tifozë istogas ‘Gjimmat’ dhe dashamirë të futbollit, ju falënderoj nga zemra për përkrahjen që kisha gjatë këtyre 18 vjetëve sa isha pjesë e klubit. Në këtë klub jam rritur, kam kaluar momentet më të bukura të jetës sime si lojtar, po ashtu edhe si trajner. Nga sot nuk jam pjesë e klubit, sepse rruga ime tash është për Gjermani, ku do të shkojë për të punuar. Edhe një herë faleminderit për gjithçka, KF Istogu do të mbetet gjithmonë si pjesë e familjes time. Suksese, ju priftë e mbara!”, ka thënë trajneri Arifaj.

KF Istogu e falënderon Arifajn për kontributin e madh që e ka dhënë për këtë klub për afër 18 vjet, kurse i dëshiron të gjitha të mirat në jetë.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Taip Ramadani, është optimist se…