Arifaj: Nëse KFOR-i ndërhynë në veri, Kosova dëmtohet politikisht

26 gusht 2022 | 21:28

Eskalimi i situatës në veri të Kosovës nuk i shërben as Republikës së Kosovës e as Serbisë. Ndërsa ndërhyrja e pjestarëve të KFOR-it atje sipas analistit Ardian Arifaj vetëm sa e dëmton reputacionin e Kosovës.

Analisti, Ardian Arifaj ka deklaruar se nëse KFOR-i ndërhynë në pjesën veriore të Kosovës, atëherë Kosova dëmtohet politikisht.

Por, sipas tij një eskalim i situatës në veri të Kosovës, nuk është në interes as të Kosovës dhe as të Serbisë, e që nga ana e shtetit serb mund të ketë vetëm tensione dhe jo eskalim të situatës.

“Nëse KFOR-i merr sitautën nën kontroll, është një dëm i madh politik i Kosovës, por një eskalim i tillë nuk është në interesin e asnjërës palë as edhe vetë Serbisë apo presidentit serb Aleksandër Vuçiq, prej tyre mund të ketë tensione, por jo eskalim”, ka deklaruar Arifaj.

Po ashtu, Arifaj për RTV Dukagjinin ka thënë se edhe pse Kosova ka arritur disa suksese në shtrirje të sovranitetit në veri, por nëse del e paaftë të mbajë nën kontroll situatën e territorit të saj, duhet të që të intervenojnë forcat ndërkombëtare për ta mbajtur nën kontroll situatën në veri të Kosovës.

“Si Kosovë edhe pse ka arrit disa suksese në shtrirje të sovranitetit në veri të Kosovës, pasi kemi Policinë e Kosovës Doganat e Kosovës, Gjyqësorin e Kosovës, institucione të dala nga zgjedhjet e Kosovës, tash këto përnjëherë rrëzohen pasi Kosova po del e paaftë për me mbajt një pjesë të territorit nën kontrollin e saj, edhe duhet që të intervenojnë forcat ndërkombëtare për ta mbajtur nën kontroll për ta vënë rendin dhe qetësin në veri te Kosovës”, ka deklaruar Arifaj.

Arifaj ka thanë se nuk ka ndonjë mendim që situatë në veri të përshkallëzohet, pasi sipas tij nëse ndodh një eskalim atëherë nuk do të dihet se kush është me kënd dhe se personat që mund të hyjnë në pjesën e veriore nuk mund t’i kontrolloj as presidentit serb Vuçiq.

“Atëherë nuk dihet se kush është me kënd, nga informatat e terrenit dimë që në pjesën veriore kur ka tensione hynë edhe persona që nuk janë farë të Kosovës, të cilët nuk i kontrollon as Vuçiq, ata vijnë prej Bosnjës, dhe nuk i kontrollon askush, as vetë presidenti serb”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
6.250 euro në muaj (Gjashtëmijë e dyqind e pesëdhjetë) do…