Arifi akuzon Kamberin, e quan vasal të Beogradit

07 dhjetor 2023 | 15:59

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi e ka quajtur deputetin Shaip Kamberi, vasal të Beogradit.

Ai ka thënë se Kamberi është zgjedhur deputet në Kuvendin e Serbisë me ndihmën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Pra, Shaip Kamberi është zgjedhur direkt nga Vuçiqi për të qenë deputet, e i njëjti asnjëherë s’ka arritur as edhe një rezultat për shqiptarët e Luginës. AS EDHE NJË! Ka mbaruar koha e deputetit shqiptar që bashkëpunon me Serbinë dhe nuk sjell rezultat për shqiptarët e Luginës”, ka shkruar ai në rrjetin social “X”.

Më tutje, Arifi ka thënë se Kamberi ka votuar programe të Qeverisë së Serbisë të cilat e nuk e konsiderojnë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

“Përveç asaj që partia e tij në vitin 2016 ka votuar programin e qeverisë Vuçiq, ku Kosovën e konsideron si pjesë përbërëse të Serbisë. Në zgjedhjet e fundit parlamentare Vuçiqi e Daçiqi, ia ripërsëritën zgjedhjet 5 herë me radhë për t’ia falur mandatin, si falënderim për bashkëpunimin shumëvjeçarë!”, ka shkruar Arifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi,…