Arifi, i argjendtë në Kampionatin Ballkanik
25 mars 2018
| 15:31
Pas Fortesa Oranës që fitoi medaljen e artë dhe Blodin Pakashticës të argjendtën, një tjetër medalje është fituar nga Kombëtarja e Kosovës në karate në Kampionatin Ballkanik të seniorëve, që po mbahet në Stamboll.
Orges Arifi sot e ka fituar medaljen e argjendtë, në kategorinë -60 kg. Orgesit nuk i priu fati në finale, duke u mposhtur 3:2 nga Maqedoni, Emi Pavlov. Në luftën e parë, Arifi mundi Dejan Vitor të Bosnjës e Hercegovinës, në të dytën, Goran Nikolovskin e Maqedonisë, kurse në gjysmëfinale triumfi ndaj sllovenit, Blaz Hribovsek.