Arifi: Askush s’do te besonte se pas dy dekadave e gjysmë në Kosovë do të instalohet qeverisje antiamerikane
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, e ka cilësuar qeverisjen e Albin Kurtit si “anti-amerikane”, duke komentuar kështu deklaratën e ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili ka thënë më 10 mars të këtij viti se “aktualisht Serbia është më afër NATO’s se Kosova”.
Arifi e shpërndau një intervistë të gjeneralit Clark dhënë për Zërin e Amerikës, i cili pajtohet me deklaratën e Hillit.
Për këtë, Arifi kritikon Albin Kurtin, madje citoi një deklaratë të Kadri Veselit i cili i kishte thënë Kurtit se “do ta kthesh Serbinë në Kosovë”.
Madje, Arifi ka kërkuar “të stopohet kjo qeverisje”, duke e atakuar si “të çmendur”.
“Sot 25 vite nga sulmet e NATO-s në Serbi dhe ndalimit të gjenocidit në Kosovë i ushtruar nga kasapi i Ballkanit Millosheviq. Askush nuk do të besoj dy dekada e gjysëm më herët se Republika e Kosovës do të instaloj një qeverisje anti-amerikane dhe për interesa të ngushta pushteti me broçkulla të çmendura ideologjike do të largohet nga NATO. Askush nuk do të besoj se interesi politik i momentit do të shlyej histori suksesi drejt hapave të regresit dhe humnerës. Qeverija e Kosovës me satelitët e tyre po çmontojn çdo ditë e sipër këtë Republikë (zatën Ministri i Tenderave Aliu e pati quajtur Republikë të përkohëshme), sa më shumë po fitojn kauza mashtruese të konvertuara politike aq më shumë po i afrohen interesave serbe. Siç na qortonte ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, Kurti do ta sjellë Serbinë në Kosovë. Është momenti i madh i reflektimit të çdo qytetari të Republikës së Kosovës, të stopoj këtë rrugë qeverisje të çmendur drejt vetëvrasjes politike. Amerika dhe NATO nuk është armiku i shqiptarëve”, ka shkruae Arifi në platformën “X”.
Sot 25 vite nga sulmet e NATO-s në Serbi dhe ndalimit të gjenocidit në Kosovë i ushtruar nga kasapi i Ballkanit Millosheviq. Askush nuk do të besoj dy dekada e gjysëm më herët se Republika e Kosovës do të instaloj një qeverisje anti-amerikane dhe për interesa të ngushta pushteti… pic.twitter.com/ZBA7tjV6m5
— Shqiprim Arifi (@arifishqiprim) March 24, 2024