Arifi: Asnjë metër të tokës së Kosovës për asnjë çmim!
30 qershor 2018
| 16:21
Shefi i ekipit negociator në bisedimet teknike me Serbinë, Avni Arifi ka mohuar çdo mundësi që territori i Kosovës të cungohet.
Arifi në një postim në profilin e vet në “Facebook” ka thënë se është e urrejtshme gjendja ekzistuese, por territori Kosovës është i paprekshëm.
“Asnjë metër të tokës së Kosovës për asnjë çmim!!!! E urryeshme është ngrirja e konfliktit, e urryeshme është pasiguria dhe gjendja ekzistuese por asnjëra nuk e meriton dhe nuk e merr kurrë as një metër të Kosovës. Sovraniteti dhe territori i Kosovës nuk cenohet nga askush për asnjë çmim. As tash as kurrë”, ka shkruar ai.