Arifi: Dialogu nuk sjellë ndarje dhe destabilizim

28 qershor 2018 | 16:15

Shefi i delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se duhet të dihet njëherë e përgjithmonë se në këtë proces nuk do të ketë ndarje, defunksionalizim dhe destabilizim.

Sipas tij, dialogu do të jetë për normalizim, njohje reciproke dhe pajtim në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Dialogu nuk ka alternativë, por në këtë proces duhet të dihet njëherë e përgjithmonë se nuk ka ndarje, nuk ka defunksionalizim, dhe nuk ka destabilizim. Dialogu do të jetë për normalizim që do të thotë njohje reciproke dhe pajtim”, ka shkruar Arifi në llogarinë e vet në “Facebook”.

 /Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) me rastin e…