Arifi: Dialogu teknik Kosovë-Serbi, ka ‘vdekur’

04 tetor 2018 | 15:08

Kryesuesi i dialogut teknik me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se ky proces i dialogut ka vdekur në momentin kur pala serbe nuk ka pranuar implementimin e marrëveshjeve të mbetura.

“Dialogu teknik ka vdekur në momentin kur erdhi radha të Serbia për implementimin e marrëveshjeve të mbetura. Që në mars është blloku nga pala serbe me miratim të Brukselit”, ka deklaruar Arifi për “Lajmi.net”.

Ai ka theksuar se Serbia me këto sjellje po tregon se është e njëjta siç ka qenë në vitet e 90-ta.

“Sjellja e Serbisë në dialog teknik ka treguar se Serbia nuk është e interesuar për dialog fare, por është e interesuar të mashtrojë çdo kënd se kinse është paqësore, por në fakt është e njëjta Serbi e viteve të 90-ta”, është shprehur Arifi.

Arifi ka theksuar se qeveria e Aleksandar Vuçiqit është vazhdimësi e Sllobodan Millosheviqit dhe siç është shprehur ai, atë që nuk ka mundur të realizojë Millosheviqi, po tenton ta realizojë Vuçiqi në një tjetër metodë.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës (PK) ka njoftuar se sot është arrestuar…