Arifi dorëzon kallëzim penal në PSRK-së: Me paratë e Kosovës u mundua të fuqizohet një parti në Preshevë

07 shkurt 2023 | 16:25

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, të martën ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale  të Republikës së Kosovës (PSRK), për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh).

Sipas Arifit, 27 mijë euro janë shpërndarë nga këshilltarja e kryeministrit Kurti, Ardita Sinani.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës ka synuar ta fuqizojë një parti në Luginë të Preshevës, ndonëse janë pesë të tilla, shkruan “EO”.

“Çka ka ndodhë është një anomali politike. Ka ndërruar qasja e Kurtit për Luginën e Preshevës. Dua t’i njoftojë qytetarët se ka ndodhur një krim i organizuar ndaj shqiptarëve të Luginës. Me paratë e Kosovës është munduar që të fuqizohet një parti nga pesë parti në Preshevë”.

“Ardita Sinani, këshilltarja e kryeministrit Kurti, i ka shpërndarë 27 mijë euro. Agon Islami është anëtar i kabinetit të Shaip Kamberit dhe ka marrë 25 mijë euro veç pse ka një portal. Këtë situatë na e ka imponuar Vetëvendosja”, është shprehur Arifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Raporti i kryeministrit me Kuvendin për temat…