Arifi: E shpifur kur i sheh zyrtarët e VV-së, që iknin në Stankovec, t’i vlerësojnë sot ushtarët e përgjakur të UÇK-së
Avni Arifi, ish-shef i kabinetit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje për ushtarët e UÇK-së.
Përmes një postimi në Facebook, Arifi ka thënë se është e shpifur kur i sheh zyrtarët e VV-së, që iknin në Stankovec, t’i vlerësojnë sot ushtarët e përgjakur të UÇK-së.
Postimi i plotë:
Ta shpif fare kur zyrtarë të VV-së që nē kohën e lavdisë kanë ikë në hijet e freskëta të Stankovecit apo Çegranit sot shiten patriot dhe japin vlerësime për ushtarët e përgjakur për liri të UÇK-së thu ti që janë babloka të patriotizmit.
E mbajnë me vehte një barometër të patriotizmit thu ti pastërtia dhe ndershmëria është vendosë përherë te sanaku i votave të tyre. Ma kadal Bac. Boll shumë e mbrojtët Nagipin po kërkon se niva që protestoj për Rexhën. E Rexha dëshmitarët deri në 90 % i ka të Beligradit. Patriota.