Arifi: Ekziston një iluzion tek LDK-ja se koalicioni me PDK-në e dëmton dhe humbet vota

14 mars 2025 | 12:54

Ish-ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, ka deklaruar se tek Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe elektorati i saj ekziston një iluzion se koalicioni i mundshëm me PDK-në dhe AAK-në e dëmton si parti dhe i humbet vota.

Ai ka shkruar në “Facebook” se askush nuk e ka parë ndonjëherë LDK- në si PDK-në dhe AAK-në.

Postimi i plotë:

Tek LDK-ja dhe elektorati i saj ekziston një iluzion se koalicioni me PDK-në apo AAK-në e dëmton LDK-në dhe i humb vota.

Në këtë iluzion, veçanërisht figurat e reja në LDK sot shihen duke u përpëlitur vazhdimisht në përpjekje për të thënë gjëra dhe për të krijuar situata në mënyrë që LDK-ja të mos asociohet me askënd, posaçërisht me PDK-në.

Kjo është e kuptueshme, ndoshta, pasi që PDK-ja ka qenë rivali kryesor i LDK-së për një kohë të gjatë, por nëse e duan mentalitetin e fituesit, rivali i tyre sot është VV-ja, jo PDK-ja. PDK-në e kanë rival vetëm për vendin e dytë.

Krejt e panevojshme. Askush nuk e sheh dhe nuk e ka parë ndonjëherë LDK-në si PDK-në apo si AAK-në.

Nëse analizon rezultatet e LDK-së në 25 vitet e fundit, mund të arrish në përfundimin se LDK-ja kurrë nuk ka humbur vota për shkak të koalicioneve me këto parti.

LDK-ja ka humbur vota masivisht dy herë: në vitin 2007, kur iu nda LDD-ja, dhe në vitin 2021, kur kandidatja e saj për kryeministre – e cila pas investimit masiv të LDK-ja në të dy vite më parë, pra në 2019-ën, me gjithë çka kishte, braktisi LDK-në pasi që shumë lehtë ‘u peshkua’ nga LV-ja.

Pra LDK më shumë duhet të jetë e frikësuar nga ajo se në çfarë kuadrosh po investon se sa nga ndonjë lidhshmëri imagjinare me PDK-ja e AAK-ja.

LDK-ja ishte viktimë e peshkimit të suksesshëm të LV-ja. Kaq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Bedri Tahiri, FLAKADANI I LIRISË: Monografi për mësuesin, poetin dhe…