Arifi flet për temat që do të diskutohen sot në Bruksel

19 mars 2018 | 12:43

Shefi i delegacionit të Kosovës për dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka folur për raundin e ri të bisedimeve Prishtinë – Beograd, i cili pritet të mbahet sot në Bruksel.

Arifi për “klankosova.tv” ka thënë se ky takim pritet të fillojë në ora 14: 00, derisa ka theksuar se ende nuk e di nëse mund të finalizohet ndonjë marrëveshje rreth temave për të cilat do të diskutohen.

“Mbetet të shohim”, është shprehur ai rreth mundësive të arritjes së ndonjë marrëveshjeje për ndonjërën nga temat për të cilat dhe pritet të diskutohen sot në Bruksel.
Arifi ka potencuar edhe njëherë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe, energjia dhe ura e Mitrovicës, janë tre temat për të cilat do të dialogohet në raundin e ri të bisedimeve Prishtinë- Beograd.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Evropës (KiE) është organizata tjetër e radhës që…