Arifi: Haradinajt nuk iu refuzua viza për Britani të Madhe

27 janar 2018 | 11:24

Shefi i kabinetit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi ka demantuar lajmin se kryeministrit i është refuzuar viza për Britani të Madhe.

Reagimi i Arifit vjen pas raportimit të disa mediave se kreyministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i sështë refuzuar viza për vizitë në Britaninë e Madhe.

“Është shpifje. Ne kemi apliku për Britani të Madhe, por nuk kemi asnjë përgjigje pasi merr kohë deri sa të kthehet një përgjigje, kurrkush nuk jep përgjigje brenda ditës”, ka thënë Arifi, për Lajmi.net.

Shefi i kabinetit të Haradinajt tha se është një procedurë që kalohet për të marr vizë dhe, nuk ka asnjë arsye negative që kryeministrit Haradinaj t’i refuzohet viza.

“Pra, kemi apiku para disa ditësh dhe është një procedurë, andaj nuk kemi marrë ende përgjigje. Normal përgjigjen e presim pozitive, pasi nuk ka asnjë arsye negative mos me marr”, ka thënë Arifi.

Ditë më parë është raportuar se kryeministrit i është refuzuar viza për Amerikë, mirëpo një gjë e tillë është mohuar edhe vazhdon të mohohet nga zyra e kryeministrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari AKR-së në Pejë, Xhevdet Krasniqi, ka dhënë dorëheqje të…