Arifi: Kërkuam rifillimin e bisedimeve me Serbinë, BE-ja dështoi të organizojë takimin
13 maj 2018
| 19:44
Në javën që vjen pala kosovare për të dytën herë do të bëjë kërkesë zyrtare për rifillim të dialogut me Serbinë, ka thënë Avni Arifi, shef i delegacionit kosovar në bisedimet e Brukselit.
Në një intervistë për “tv21”, ai u shpreh se do të kërkojnë që pikë e parë e rendit të ditës të jetë zbatimi i marrëveshjes për energji, duke paralajmëruar kështu se pa zbatim të kësaj marrëveshjeje, nuk ka kuptim të diskutohet me delegacionin serb.
Ai ka thënë se pas ndërprerjes së dialogut në muajin mars, Serbia ka ndryshuar çasje, duke u sjellur në mënyrë mjaft të vrazhdë karshi Kosovës.
Lidhur me ndalesën e karateistëve kosovarë që u bë nga autoritetet serbe ditë më parë, Arifi ka thënë se një gjë e tillë është e papranueshme.