Arifi: Koalicioni qeverisës e mbështet Thaçin për kryenegociator
08 korrik 2018
| 14:21
Shefi i stafit të kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi, ka bërë me dije ë se koalicioni qeverisës e mbështet presidentin Hashim Thaçi për kryenegociator të fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi.
“Qëndrimi i koalicionit është ky që e di krejt Kosova që e mbështet Thaçin për ta udhëhequr dialogun”, ka thënë Arifi për “Express”.
Ndërsa, duke iu referuar takimit të Haradinajt me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, Arifi ka thënë se për të marrë pëlqimin e opozitës për Thaçin duhen bisedime.
“Unë personalisht nuk jam pjesë e këtij procesi i takon liderëve politikë që të vijnë deri te një zgjidhje”, ka deklaruar Arifi.