Arifi: Kosovarët sivjet lëvizin pa viza, krijohet Ushtria, anëtarësohemi në Interopol
02 qershor 2018
| 21:14
Avni Arifi, shef i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kryenegociator i Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë, u ka dhënë shpresë të madhe qytetarëve të Kosovës.
Sipas tij, sivjet Kosova do të arrijë liberalizimin e vizave, krijimin e Ushtrisë, etj.
Postimi i plotë i Arifit:
– Sivjet: Qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në BE
– Sivjet: Kosova do të krijojë ushtrinë e vet
– Sivjet: Kosova do të jetë anëtari më i ri i Interpolit
– Sivjet: Do të korrigjohet kufiri me Malin e Zi
Ky vit dhe vite të tjera janë të Kosovës. Nuk do të ndalet Kosova në rrugën e zhvillimit dhe progresit