
Arifi: Kur nuk je në tavolinë, je në meny
Analisti dhe ish-ambasadori Avni Arifi ka shkruar se nëse Vetëvendosje do t’i kishte 55 deputetë, tashmë do të formohej qeveria e re.
Sipas Arifit, Vetëvendosje meqë nuk i ka votat për të formuar qeverinë, vendi ende ka mbetur pa qeveri.
“Ka kaluar një muaj që nga dita e zgjedhjeve në Kosovë. Po t’i kishte VV 55 deputet ne sot do të kishim seancë në Kuvend ku do të votohej qeveria e re. Por nuk i ka votat VV pra s’ka qeveri të re. Do të ketë ende numërime e rinumërime, do të ketë oferta për trafikim me qenie njerëzore për votë e do të ketë edhe vonesa çfarë si kemi imagjinuar. Kjo përderisa çdo ditë e më shumë Kosova po paguan e do të paguan duke e larguar veten nga interesimi i çdo partneri për çfarëdo bashkëpunimi me Kosovën. ‘Kur nuk je në tavolinë je në meny’. Kur të tjerët do të vendosin për ne e pa ne mundemi edhe të mos pajtohemi. Mundemi edhe të vajtojmë me këngë folklori për Alpin babën sepse tek e fundit vaji i burrave është kënga”, ka shkruar Arifi në “Facebook”.