Arifi: Kurti po sillet sikur e ka rrok paniku, rritja e pagave për blerje votash

29 tetor 2024 | 21:00

Ish-ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, ka komentuar vendimin e sotëm të Qeverisë Kurti për rritjen e pagave në sektorin publik nga 1 janari 2025.

Ai ka shkruar në “Facebook” se kjo rritje e pagave nga Kurti është me ble vota e jo për t’u shpërblyer administrata publike për punën e tyre.

“Kurti po sillet si person që e ka rrok panika. Frika e Bankës Botërore se Qeveria Kurti do të rrisë shpenzimet e buxhetit të popullit për vota po dalin të vërteta. Kjo Qeveri s’ka sen që nuk është në gjendje me bo veç me e rujt votën. VV para Kosovës”, ka shkruar Arifi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se nga janari…