Arifi: Kush pret mysafirë për Bajram në EBA dënohet me 2 500 euro

29 korrik 2020 | 15:27

Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe(EBA), Avni Arifi ka bërë thirrje që të mos lejohen festimet fetare për Kurban Bajram në Kosovë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në pandemi nuk është koha e festimeve.

Arifi ka treguar për masat drastike që janë marrë në Emiratet e Bashkuara, për ata që shkojnë për të bërë bajram.

Sipas tij, kush pret mysafir në këtë vend dënohet me 2 500 euro, kurse kush shkon mysafir dënohet me 1 250 euro.

“Kështu do të festohet festa e Bajramit në njërin ndër vendet më myslimane në botë pra në EBA! Kushdo që organizon apo pret mysafir për Bajram dënohet 10 000 AED apo €2 500. Kush shkon me “bo bajram” dënohet 5000AED apo €1250.
Nuk është koha e asnjë festimi fetar në asnjë vend e sidomos s`do të duhej të jetë në Kosovë. Është koha e Covidit-19 që deri më tash na vrau 200 njerëz të Kosovës. Mos ta lejojmë të na vret ma shumë”, ka shkruar ai.

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…