Arifi lë Kosovën për Shqipërinë

24 korrik 2019 | 11:23

Karateisti Orges Arifi tash e tutje do ta përfaqësojë Shqipërinë në karate. Ai njoftoi ditë më parë se do të heqë dorë nga përfaqësimi i Kosovës, por nuk ka treguar arsyet.

Një prej karateistëve më të mirë kosovarë ka njoftuar se do t’i mbrojë ngjyrat e Shqipërisë, vend të cilin e kishte përfaqësuar edhe në të kaluarën.

“Zyrtarisht kam marrë njoftimin pas kërkesës sime që ta përfaqësoj Shqipërinë në garat e ardhshme ndërkombëtare. Një sfidë e re për t’i mbrojtur përsëri ngjyrat e flamurit kuq e zi”, ka shkruar Arifi në “Facebook”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperi Young Dro u arrestua më 5 korrik për shkak…