Arifi nënshkruan në librin e zisë në kujtim të viktimave të aeroplanit të rrëzuar në Teheran
12 janar 2020
| 12:42
Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, është nënshkruar sot në librin e zisë, të hapur nga Ambasada e Ukrainës në Abu Dhabi e në kujtim të viktimave të aeroplanit të rrëzuar në Teheran.
Ambasadori Arifi ka përcjellur ngushëllimet e sinqerta të popullit të Kosovës për familjet e viktimave dhe qytetarët e Ukrainës.