Arifi: Nesër dorëzojë kallëzim penal për keqpërdorim të mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga KKSh-ja
06 shkurt 2023
| 11:44
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka paralajmëruar se nesër (e martë) do të bëjë dorëzimin e kallëzimit penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës kundër Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh).
Sipas Arifit, ky kallëzim penal do të bëhet për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
“Të martën në ora 14:00, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Preshevës, bëj dorëzimin e Kallëzimit Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së R. Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptarë”, është thënë në njoftimin e Arifit.