Arifi: Nuk ka takim të caktuar për dialogun me Serbinë
Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi vazhdon të mbetet temë diskutimi si në Kosovë ashtu edhe në Serbi.
Nikolla Selakoviq, sekretari i përgjithshëm i presidentit të Serbisë, ka deklaruar se data e vazhdimit të dialogut në mes të Prishtinës e Beogradit do të dihet sot ose nesër.
Por, një gjë të tillë e ka mohuar shefi i negociatave me Serbinë, Avni Arifi.
Arifi në një prononcim për “Telegrafin” ka thënë se ende nuk dihet se kur do të caktohet data për vazhdim të dialogut.
“Ende nuk ka takim të caktuar me përfaqësuesit e shtetit serb. Nuk dihet se kur do të caktohet”, ka thënë Arifi.
Ditë më parë edhe zëdhënësi i Komisionit Evropian, Karlos Martin Ruis de Gordehuela, nuk ka treguar se kur do të mbahet rrethi i ri i dialogut Kosovë-Serbi, duke theksuar se dialogu duhet të vazhdojë sa më parë që të jetë e mundur.