Arifi: Pas ardhjes në pushtet me ndihmën e Kurtit, Mickovski ka filluar t’i godasë interesat e shqiptarëve atje
Avni Arifi, kryetari i Dega së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prishtinë, ka reaguar pas letrës që Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i ka dërguar qendrave botërore përmes së cilës adreson shqetësimet lidhur me zhvillimet politike dhe kushtetuese në Maqedoninë e Veriut. Në letër, shpreh shqetësimin e tij të thellë për zhvillimet e fundit politike dhe kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, që rrezikojnë arritjet e Marrëveshjes së Ohrit dhe parimet e barazisë dhe stabilitetit në shtetin shumëetnik.
Arifi theksoi rëndësinë e kësaj letre, pasi shprehu shqetësimin se si Mickovski ka filluar të sulmojë interesat e shqiptarëve që jetojnë atje, pasi mori drejtimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut me ndihmën e kryeministrit Kurti.
“S’kanë kaluar as gjashtë muaj qëkur ka ardhur (me ndihmën e Kurtit) Mickovski në krye të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe ai ka filluar t’i godasë të gjitha interesat e shqiptarëve që jetojnë atje. Largimi me çdo kusht i UÇK-së nga pushteti në Maqedoninë e Veriut nuk po u del mirë shqiptarëve të Maqedonisë dhe koha do të tregojë se edhe në Kosovë ishte gabim trashanik. E kuptueshme pse ish-presidenti maqedonas Pendarovski ishte i tronditur kur dëgjoi nga Kurti se donte ta hiqte UÇK-në nga qeverisja edhe në Maqedoninë e Veriut.” – tha ai.