Arifi për mospublikimin e draft-statutit të Asociacionit: Ka arsye për shqetësim

10 nëntor 2023 | 11:14

Ish-kryenegociatori Avni Arifi, ka deklaruar se derisa kryeministri Kurti nuk po e publikon draftin e Asociacionit ka arsye për shqetësim.

“Nuk e di se çfarë përmban draft-statuti i Asociacionit, por me vet faktin se nuk po publikohet ka arsye për shqetësim. Kurti dhe LV në të kaluarën kurdo që kanë marrë dokumente konfidenciale hiq problem nuk e kanë pas me i publiku e sidomos Kurti ka qenë i njohur për publikim edhe të bisedave informale. Nuk dua të paragjykoj se çfarë ka e çfarë nuk ka në propozim, por ta shohim kur të publikohet”, është shprehur Arifi për “Front Online”.

I pyetur se a do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ish-kryenegociatori ka dhënë këtë përgjigje.

“Besoj se po sepse statuti duhet te dërgohet në Gjykate Kushtetuese”, ka thënë ai.

Një takim në mes të kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq pritet të ndodhë më 16 nëntor.

Për këtë Arifi ka pohuar se jo vetëm në këtë takim për në gjithë takimet temë do të jetë draft-statuti i Asociacionit.

“Tema do të jetë draft statuti dhe ecuria e çdo takimi do të jetë në varësi të kësaj teme”, ka deklaruar shkurt Arifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka arritur në Paris. Ai…