Arifi raporton sot për dialogun me Serbinë
29 mars 2018
| 09:07
Shefi i grupit negociator me Serbinë, Avni Arifi, sot do të raportojë para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun në Bruksel.
“Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën do të raportojë Avni Arifi, shef i grupit negociator me Serbinë lidhur me rrjedhën e bisedimeve Kosovë – Serbi”, është thënë në njoftimin e këtij komisioni.