Arifi i reagon Vulinit: Kurrë askush s’ka me prekë sovranitetin dhe territorin e Kosovës

06 shkurt 2018 | 20:07

Shefi i negociatave me Serbinë dhe shefi i kabinetit të kryeministrit kosovar, Avni Arifi i ka reaguar ashpër ministrit serb të mbrojtjes, Aleksandar Vulin i cili propozoi “ndarjen e Kosovës”.

Vulin gjatë një tryeze deklaroi se zgjidhja më e mirë ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve do të ishte me ndarjen e Kosovës.

“Kufij të përhershëm mes shqiptarëve dhe serbëve duhet të vendosen në Kosovë. Ajo që duhet të ndodhë në Kosovë është ndarja afatgjatë dhe e fortë ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve”, ka thënë Vulin në tryezën e rrumbullaktë me ekspertë, pjesëmarrës së dialogut për Kosovën.

E ndaj këtyre deklaratave ka reaguar ashpër shefi i delegacionit kosovar për bisedime me Serbinë, Avni Arifi.Ai ka thënë për lajmi.net se askush nuk do ta prekë asnjehërë sovranitetin dhe territorin e Kosovës.“

Nuk i komentoj deklaratat e Serbisë, nuk merrem me to. Vetëm i përkujtoj Vulinit edhe gjithë të tjerëve që Kosova është shtet Sovran dhe i pavarur me kufijë, dhe kurrë nuk ka me u prek sovraniteti dhe territorialiteti i saj”, ka thënë Arifi.

Tutje këshilltari i kryeministrit Haradinaj ka thënë se ëndrrat e Vulinit për Kosovën kanë përfunduar më 17 shkurt.Ai krejt në fund ka pasur edhe një urim për qytetarët e Kosovës.“Andërrat e Vulinit e të tjerëve kanë vdekur me 17 shkurt. Urime 10 vjetori i pavarësisë së Kosovës”, ka përfunduar Avni Arifi për lajmi.netN

dryshe, deklarata e tilla të serbëve për ndarjen e Kosovës ka pasur edhe më herët.Ministri jashtëm serb, Ivica Daçiq kohë më parë kishte shprehur një qëndrim për ndarjen e Kosovës, duke e cilësuar si opinion personal e jo të qeverisë serbe.

Ndërkohë, vetë Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka theksuar disa herë se duhet të gjendet një zgjidhje për Kosovën, e cila nuk do të ishte e kënaqshme për asnjërën palë, por pa saktësuar se për çfarë zgjidhje bëhet fjalë.E duket se këto deklaratat po “shpërblehen” nga Bashkimi Evropian, pasi Serbia është shteti kryesor që pritet të anëtarësohet në BE nga Ballkani Perëndimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Strategjia e BE-së për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor…