Arifi rikthen deklarimin e Daçiqit: Kjo video do të jetë njollë jetësore për Donikën, bashkëpunoi me armikun

02 shkurt 2025 | 13:26

Analisti politik, Avni Arifi, ka rikthyer një deklarim të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq më 2023 në Këshill të Sigurimit të OKB-së, ku thoshte se ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, kishte ndihmuar që të akuzohen Kadri Veseli e Hashim Thaçi për krime lufte nga Gjykata Speciale.

“Ndërkohë që ju keni ndihmuar që të akuzohet Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli për krime. Sepse dëshmitë që keni mbledhur nga familjarë të viktimave, ju kanë dalë në ndihmë viktimat e krimeve të kryera nga ana Thaçit dhe Veselit”, kishte thënë atëbotë Daçiqi.

Arifi, ka thënë se kjo video do të jetë njollë jetësore për Gërvallën dhe për çkado që përfaqëson ajo.

Sipas ish-ambasadorit, kjo video është dokument i bashkëpunimit të Gërvallës me armiqtë e Kosovës.

“Shqiptari kurrë s’është shpërblyer nga shqiptarë për ‘iftire’ që ka bërë te armiku. Kjo video do të jetë njollë jetësore për Donikën dhe për çkado që përfaqëson ajo. Në këtë terr të përkohshëm ajo mund të i marrë edhe 100k vota por bashkëpunimi i saj me armiqtë e Kosovës është e dokumentuar përjetë. E palavdishme, e turpshme dhe krejt anti ombëtare. S’është çudi që Albini e merr në mbrojtje”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës…