Arifi: Shaip Kamberi nuk ka siguruar mandat të plotë, por me bonusin e Vuçiqit

20 dhjetor 2023 | 13:47

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, nuk i ka ndalur kritikat ndaj Shaip Kamberit, i cili të dielën ka fituar edhe një mandat në Kuvendin e Serbisë.

Në platformën “X”, ai ka shkruar se Kamberi mandati e tij e ka fituar duke u mbështetur nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Në zgjedhjet parlamentare 2022, Vuçiq prishi 5 herë me radhë një vendvotim deri sa ia mundësoi Shaip Kamberit ulësen në parlament. Me 13 000 vota në zgjedhjet parlamentare 2023, Shaip Kamberi nuk ka siguruar mandat të plotë, por me bonusin e Vuçiq (35 për qind), sërish shkon në Beograd”, ka shkruar Arifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Sikurse në të gjitha monarkitë parlamentare, trashëgimtari i fronit duhet…