Arifi: Shaip Kamberi u shërben interesave të Vuçiqit

21 dhjetor 2023 | 15:27

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, është shprehur se në zgjedhjet e mbajtura në Serbi ka pasur parregullsi të shumta.

Këtë deklaratë Arifi e ka bërë në “Euronews Albania”, duke shtuar se deputeti shqiptar i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i shërben interesave të presidentit Aleksandër Vuçiq.

Ai ka folur edhe për bashkëpunimin që ka me Shqipërinë, ku sipas tij, janë disa projekte që janë planifikuar për t’u realizuar së bashku.

“Ne kemi pasur parregullsi në disa vendvotime nga pikërisht lista e Kurtit, por ato nuk ndikojnë në rezultat, pasi janë kontestuar. Në këtë drejtim ne i urojmë Kamberit për një mandat të dytë të Vuçiqit. Ne vazhdojmë me luftën politike, ne nuk na sjell asgjë deputeti. Nuk na dëmton as Kurti në këtë drejtim. Ne e vazhdojmë atë punën që kemi filluar. Ne kemi agjendën tonë dhe vizionin tonë për këtë vend. Nuk na dëmton as Kurti në këtë drejtim. Kemi një bashkëpunim edhe me Tiranën, kemi projekte që po i realizojmë së bashku. Nëpërmjet investimit në shëndetësi, ekonomi, etj, këto janë punët tona. Deputeti e ka siguruar mandatin ndoshta për të mirën e Vuçiqit, por neve nuk na intereson asgjë”, ka thënë Arifi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, ka bërë me dije se…