Arifi: Sipas Kurtit, më mirë Zajednica se Presheva në Kosovë

14 nëntor 2023 | 14:25

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për deklaratën e tij për Referendumin e Preshevës të vitit 1992.

Sipas Arifit, Kurti idenë e Referendumit e ka quajtuar fantazi dhe ëndërr të preshevarëve.

Më tej, Arifi ka thënë se sipas Kurti, “më mirë Zajdenica se Presheva në Kosovë”.

“Deklarimet e Albin Kurtit në Paris, që shpërfaqin të vërtetat e tij mbi idenë e Referendumit të Preshevës. Ashtu siç e kam thënë me kohë, Albin Kurti e ka varrosur aspiratën për bashkëngjitje të Preshevës me Kosovë. Në Paris, idenë e Referendumit të vitit 92, e quajti fantazi dhe ëndërr të preshevarëve dhe paraardhësve të tij homolog të cilët i quajti monark e feudal.”

“Ai madje, u pa ngushtë me çështjen e reciprocitetit, sepse e ka ditur që reciprocitetin e premtuar nuk e realizon, tani flet për simetri të të drejtave gjë që poashtu e ka ditur që nuk mund të jetë njëlloj për të gjitha vendet! Sipas Kurtit, më mirë Zajednica se Presheva në Kosovë!”, ka shkruar ai në rrjetin social “X”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se shumica e…