Arifi: Tarifa ndaj shtetit serb nuk ka asnjë lidhje me raportin tonë karshi ShBA-së
Shefi i stafit të kryeministrit, Avni Arifi, ka komentuar takimin e sotëm të presidentit dhe kryeministrit me përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Arifi i cili ishte pjesë e këtij takimi, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka theksuar se populli i Kosovës gjithmonë do të jetë i rreshtuar në rreshtin e popujve të lirë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ky rreshtim kurrë as nuk ka qenë e as nuk do të jetë për shkak të ndonjë lideri lokal e as subjekt i definimit të miqësisë nga lider lokal. Besimi i popullit të Kosovës buron nga besimi në demokracinë dhe lirinë e SHBA dhe vlerat për të cilat ky shtet qëndron dhe lufton me shekuj. Tarifa ndaj shtetit Serb asnjë lidhje nuk e ka me raportin tonë karshi SHBA”, ka shkruar Arifi.