Arifi thotë se për nëntë vjet dialogu ishte në shërbim të interesave të Serbisë
27 janar 2019
| 14:36
Shefi i kabinetit të Zyrës së Kryeministrit, Avni Arifi, ka thënë se për nëntë vjet dialogu ka qenë në shërbim të interesave të Serbisë.
“Një dialog çfarë ka pas Kosova nuk duhet të ketë më kurrë. Dialogu në 9 vitet e fundit ishte dialog në shërbim të interesave të Serbisë. Këtë e konfirmon edhe presidenti serb Vuçiq në intervistën dhënë revistës serbe ‘Danas’ më 26/01/2019 citoj: ‘Dialogu e ka përforcuar pozicionin e Serbisë, me bisedime kemi ble kohë dhe jemi rikthyer në lojë’. Vuçiq, Danas 27/01/2019. Qeveria aktuale dhe delegacioni shtetëror nuk do të jenë më në funksion të një dialogu të tillë”, ka shkruar Arifi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/