Arifi thotë se Qeveria ka plane për kualitetin e ajrit
Avni Arifi nga kabineti i Kryeministrit të Kosovës, ka thënë se Qeveria ka planifikuar disa projekte që do të kenë efekt pozitiv edhe në kualitetin e ajrit, por sipas tij, kjo gjë s’mund të bëhet sonte.
Projekti i koogjenerimit që do të kushtojë 24 milionë euro dhe që do ta mbulojë tërësisht Prishtinën, siç shkruan ai, do të ndryshojë shumëçka në mënyrën e të jetuarit, përfshirë edhe kualitetin e ajrit.
Postimi i Arifit në profilin e vet në “Facebook”:
– Ndarja e sivjetshme e €34 milion për ndërrimin e filterave të Kosovës B (74€ milion totali)
-Ndërtimi i Kosovës C me teknologjinë më te avancuar të kohës dhe
– Projekti i koogjenerimit me vlerë €24 milion (mbulohet krejt Prishtina ) i cili sivjet pritet të realizohet do të ndryshoj shumëçka në mënyrën e të jetuarit tonë duke përfshirë edhe kualitetin e ajrit.
Fatkeqësisht, kjo s’mund të ndodhë sonte.