Arifi: Veprimet e Serbisë janë një provokim dhe nxitje për masa të reja tarifore

26 dhjetor 2018 | 23:11

Shefi i kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Avni Arifi, ka reaguar ndaj veprimeve të kryeministres serbe, Ana Brnabiq.

Arifi me këtë rast ka thënë se”Letra e dërguar vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, në përpjekje për t’i tërhequr ato, i japin goditje përpjekjeve për normalizim të raporteve”.

Postimi i plotë i tij:

Letra e Kryeministres Brnabič dërguar vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës me kërkesë për tërheqjen e njohjes është goditje e radhës përpjekjeve për normalizim. Veprimet e tilla të qeverisë së Serbisë i shoh si provokim dhe nxitje për masa të reja tarifore. Edhe një dëshmi se tarifat duhet të hjeken menjëherë pas njohjes reciproke.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea është rikthyer te fitorja, duke mundur Watfordin në transfertë…