Arijeta Selimi, anëtarja më e re e Vetëvendosjes
Arijeta Selimi i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje!
Lajmin e ka bërë me dije, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti nëpërmjet një statusi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Kurtit:
Gjatë viteve të luftës 1998-1999, mund ta keni parë, e mund të mos e keni njohur – siç thuhet. Asokohe, Arijeta Selimi po punonte për UNHCR-në në Shkup, ku po asistonte në teren, në përkrahjen e refugjatëve, bashkimin e tyre familjar, furnizimin me ushqim, përkujdesjen e tyre për strehim e vendbanim dhe nevoja sanitare.
Pas luftës, Arijeta ka punuar në sektorin financiar dhe komercial në Maqedoni deri në vitin 2005 kur edhe fillon të punojë në kabinetin e kryetarit të Shkupit, z. Trifun Kostovskit. Arijeta ka diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe pranë Universitetit shtetëror të “Qirili dhe Metodi” në Shkup, kurse magjistraturën e ka përfunduar për Administrim Publik dhe Shkenca Politike – Drejtimi Diplomaci pranë Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë.
Ajo ka lindur në Chambery të Francës, por pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Maqedoni. Arijeta Selimi si atdhetare dhe profesioniste iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje!
/Epoka e re/