Arijon Ibrahimoviq huazohet te Lazio

14 janar 2025 | 11:03

Lazio e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit shqiptar, Arijon Ibrahimoviq. Ai iu bashkua skuadrës italiane në formë huazimi nga Bayern Munchen. Njoftimi u bë nga vet gjigandi gjerman.

“Arijon Ibrahimović do të dalë në huazim te Lazio deri në fund të sezonit”, thuhet në njofitmin e bavarezëve.

Operacioni përfaqëson një marrëveshje huazimi me të drejtë blerje të vendosur në 8 milionë euro , ndërsa Bayern vendosi një klauzolë rikthimi të ulur në 20 milionë.

19-vjeçari është shqiptari i radhës që transferohet në skuadrën italiane, ku në këtë ekip mund të kujtohen emra si: Igli Tare, Lorik Cana, Etrit Berisha dhe Elseid Hysaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Astrit Gashi Në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit,…