Arijon Ibrahimoviq vazhdon kontratën me Bayernin

17 janar 2023 | 14:53

Bayern Munchen ka konfirmuar se ka vazhduar kontratën me Arijon Ibrahimoviqin. Lojtari shqiptar me pasaportë gjermane ka firmosur marrëveshjen deri në vitin 2025.

“FC Bayern ka zgjatur kontaktin me sulmuesin Arijon Ibrahimoviq deri në vitin 2025. 17-vjeçari u transferua në kampusin e FC Bayern në vitin 2018 dhe u përfshi në kampin stërvitor të ekipit të parë javën e kaluar”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.

Anëtar i bordit sportiv të Bayernit, Hasan Salihamidziq është shprehur i lumtur që klubi vazhdoi kontratën me Arijon Ibrahimoviqin: “Ari Ibrahimoviq është zhvilluar shumë mirë me ne dhe tani do të jetë pjesë e skuadrës sonë të parë. Stanisiq, Wanner,  Schenk dhe tani Ari janë të gjithë talentë që ne i kemi ushqyer në kampusin e Bayernit dhe prej të cilëve presim shumë”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kam pritur katër muaj për vërtetim të kontratës, drejtori tha…