Arisi prezanton Migjen Bashën
25 korrik 2018
| 18:26
Migjen Basha është prezantuar zyrtarisht te klubi grek i Arisit.
Midis lojtarit dhe skuadrës greke ishte arritur një akord më përpara dhe sot çdo gjë është bërë zyrtare. Lojtari kishte mbërritur në Greqi disa ditë më parë dhe ishte në pritje të prezantimit zyrtar.
Njoftimi është bërë zyrtar nga klubi i Arisit, i cili ka bërë edhe një përmbledhje për karrierën futbollistike të lojtarit me origjinë shqiptare, ku bie në sy pjesëmarrja e tij me Shqipërinë në “Euro 2016”.