Ariu i uritur polar udhëton 1 500 kilometra dhe zbret në qytet
21 qershor 2019
| 10:50
Një ari i uritur polar është vërejtur këtë javë në një qytet industrial rus në Siberinë veriore.
Ariu është parë në Norilsk dhe raportohet se udhëtoi 1 500 kilometra larg vendbanimit të vet natyror Arktik.
Siç vërehet në pamjet e publikuara nga mediet e huaja, ariu duket i rraskapitur.