Arjani ka një mesazh për Borën: Mos ndrysho për askënd dhe asgjë
05 dhjetor 2021
| 16:33
Pas situatës së krijuar në BBV, ku Donaldi duket se e harroi Borën e nisi lidhje të re dashurie me Beatriksën, pati reagime të shumta nga fytyrat publike.
Opinionisti i “Për’puthen”, Arjan Konomi po tregon përkrahje të vazhdueshme për miken e tij, Borën.
Përmes një postimi në Instagram, ai i kërkoi Borës të mos ndryshoj për askënd e për asgjë.
Postimi i plotë:
“@borazemani vajza të bukura, të suksesshme dhe prezantuese të famshme televizive ka plot sot, por fisnike, të përulura, dinjitoze, me ndjeshmëri të lartë, por edhe të forta si ty, vështirë të ndeshësh! Mos ndrysho për askënd dhe asgjë!”, shkroi ai.