Arjola Demiri flet për jetën private: Më mungon prezenca e një mashkulli

11 korrik 2024 | 15:13

Mesa duket Arjola Demiri jetën e saj ua ka kushtuar totalisht 3 fëmijëve të saj. Në podcast-in “Mami Evita”, aktorja foli për mundësinë e një partneri të ri, si dhe përkushtim të madh që ka ndaj fëmijëve të saj.

Arjola tha se për momentin nuk ka ndërmend të ndërmarrë hapa të tillë, për shembull si prezantimi i një partneri te fëmijët e saj. Megjithatë, krahas dashurisë së pakufishme të tyre e lidhjes së ngushtë, ajo nuk e mohon që e ndien nevojën e një partneri.

“Më mungon prezenca e një mashkulli, më mungon ndoshta dashuria, partneriteti më shumë për ta ndarë me dikë, për të pasur dikë”, tha ajo.

Intervista: 

Arjola Demiri: Nëse fëmijët e mi nuk e pëlqejnë, s’ka shans!

Pyetje: Pra, u merr mendim ti?

Arjola Demiri: Duhet të jenë fëmijët e mi që ta pëlqejnë. Shiko, deri më tani nuk ka ndodhur. Unë nuk u kam prezantuar kurrë askënd. Te kjo pjesë po, kam qenë shumë fanatike dhe kam dashur që asgjë në botë të mos e cungojë rritjen e tyre. Mendoj që kanë vuajtur mjaftueshëm, mendoj që kanë pasur edhe ata periudha të vështira bashkë me mua, sigurisht edhe me prindin tjetër dhe kam dashur që t’i shëroj dhe nuk kam dashur ndoshta…

Pyetje: Mendon që fëmijët janë ata që do të vendosin nëse është “ok” dikush për ty, jo ti?

Arjola Demiri: Për shembull, Helga ka qenë një rast këtë vit që më tha ‘mami, a nuk ndihesh vetëm?’ dhe e kuptova që ka filluar të rritet, ta kuptojë dhe shpeshherë Rubini me shaka kur unë nuk i kushtoj rëndësi thotë ‘ti po flet me të dashurin’ dhe unë që jam ‘shikoje!’. Nuk kam lënë asnjëherë rast që ata të ndihen të cunguar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka…