Arjola Demiri mban veshur bluzën me mbishkrimin “Liria ka emër”
27 janar 2022
| 22:47
Aktorja e mirënjohur shqiptare Arjola Demiri, e cila është pjesë e shtëpisë më të shiquar shqiptare “Big Brother VIP”, gjatë gjithë ditës së enjtë ka bartur të veshur bluzën me mbishkrimin “Liria ka emër UÇK”, në shenjë sensibilizimi dhe nderimi e respekti për drejtuesit e UÇK-së.
Arjola Demiri është nga Tropoja, e cila tani jeton me fëmijët e saj në Tiranë.
Ky slogan është në mbështjete të krerëve të UÇK-së, të cilët padrejtësisht po mbahen në Dhomat e Specializuara të gjykatës së Hagës.
Në Hagë padrejtësisht po mbahen ish-presidenti Hashim Thaçi, pastaj Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati e Pjetër Shala./Epoka e re/.