Arjola Demiri shfaqet krah Edi Ramës

27 prill 2022 | 11:34

Aktorja Arjola Demiri ka qenë sot e pranishme në iftarin e shtruar nga kryeministri Edi Rama për besimtarët myslimanë, me rastin e muajit të Ramazanit.

Arjola ka shpërndarë disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku mes tyre ishte edhe një fotografi me kryeministrin Rama.

“Me një artist të përjetshëm. Kryeministri më i mirë”, shkruan Arjola krahas fotos me kryeministrin.

Kujtojmë se Arjola Demiri ka shprehur shpesh më herët ambicien për të qenë pjesë e PS.

Ish banorja e BBV gjithashtu ka shprehur ambicie për t’u bërë deputete pas përfshirjes së saj në politikë, si mbështetëse e Partisë Socialiste.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka pasur spekulime të shumta për të ardhmen e energjisë…