![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/10/F2784C14-A609-4F08-B563-6891FE0AA30C.jpeg)
Arjola trondit sërish: Donin të m’i ndanin fëmijët
31 tetor 2021
| 18:05
Arjola ka tronditur shpesh herë opinionin publik teksa ka treguar vështirësitë e shumta që ka pasur martesa e saj.
Sot ajo është ndalur tek momenti i divorcit dhe sakrificat që i është dashur të bëjë për të fituar kujdestarinë e fëmijëve të saj.
“Kam 3 vite që jam në gjyq, donin të m’i ndanin fëmijët. I thash ose me mua ose me atë, fëmijët nuk pranoj t’i ndaj”,- tha ajo.
Gjithashtu ajo ka shtuar se me babin e fëmijëve të saj nuk ruan më asnjë komunikim, pavarësisht se fëmijët janë në kontakt të vazhdueshëm.