Arkeologët gjejnë kokainën 1000-vjeçare në një varr
Njerëzit që kanë jetuar 1000 vjet më parë nuk do t’i kishin imagjinuar kurrë përparimet e pabesueshme që do të sillnin shekujt e mëvonshëm.
Ajo që ne e konsiderojmë të jetë rutina jonë e përditshme, do të ishte krejtësisht e mjegulluar për paraardhësit tanë të largët, por një zbulim i ri në Amerikën e Jugut e bën krejtësisht të qartë, se njerëzit që kanë jetuar përpara 1000 vjetëve kishin disa nga veset e njëjta që bëjmë sot.
Një libër i ri hulumtues i publikuar në “Proceedings of the National Academy of Sciences” ka bërë një zbulim, që arkeologët po e quajnë një “pako rituale”, e cila përmbante një numër substancash psikotrope, përfshirë kokainë dhe ndoshta kërpudha magjike.
Ekipi hulumtues po gjurmonin objektet e lashta në Bolivi, kur ata mbërritën tek një var dhe gjetën disa sende, duke përfshirë një qese të mbushur me përbërjen e bimëve në pluhur dhe një tub i papërpunuar që përdoret për pirjen e duhanit.
“Ne tashmë e dinim se substancat psikotrope ishin të rëndësishme në aktivitetet shpirtërore dhe fetare të shoqërive të Andeve jug-qendrore, por nuk e dinim se këta njerëz po përdorin shumë komponime të ndryshme dhe ndoshta i kombinonin ato së bashku”, ka thënë Jose Capriles, asistent profesor e antropologjisë në Penn State, në një deklaratë.
“Ky është numri më i madh i substancave psikoaktive që gjenden ndonjëherë në një asamble të vetme arkeologjike nga Amerika e Jugut”, ka thënë ai. /Top Channel/