Arkeologët gjejnë skeletin e një vajze që jetoi 5 mijë vjet më parë
18 shkurt 2019
| 20:21
Arkeologët kanë zbuluar një skelet njeriu që daton rreth 5.000 vjet më parë, në qytetin Babol të provincës iraniane Mazenderan.
Muhammed Fazli, kreu i ekipit të arkeologëve, tha se skeleti i përket një vajze të moshës 13-14 vjeçare, me zbukurime dhe stoli prej guri në qafën e saj.
Ai rikujtoi se të ashtuquajturit gjuetarë thesaresh kanë bërë po ashtu gërmime të paautorizuara në rajon, gjë që ka komplikuar punimet.
Gërmimet e para arkeologjike në Iran u zhvilluan në Susa në vitin 1850 nën udhëheqjen e evropianëve. Në atë kohë, Irani u dha të gjitha autorizimet për gërmime arkeologjike studiuesve francezë.
Irani filloi gërmimet e tij të para në vitin 1937./ballkanweb