Arkeologët në Peru zbulojnë trupat e 76 fëmijëve që iu ishin hequr zemrat
Arkeologët mendojnë se në gërmimet në Pampa La Cruz në Peru javën e kaluar u zbuluan 323 sakrifica të mundshme fëmijësh që janë në përputhje me praktikat e periudhës të mes shekujve 12 dhe 13
Mbetjet e 76 fëmijëve sipas Live Science u gjetën javën e kaluar ku u raportua se kjo ishte një formë e sakrficiës së fëmijëve.
“Ata ishin varrosur në një pozita të zgjatura, me këmbët e kthyera drejt lindjes” i ka thënë Gabriel Prieto Live Science.
Gjatë disa viteve të fundit gërmimet arkeologjike në Pampa La Cruz kanë zbuluar 323 sakrifica të mundshme fëmijësh që shfaqnin shenja të njëjta të zemrave të hequra. Në një lokacion të afërt të quajtur Las Llamas, 137 të rritur ishin zbuluar me gjurmë të njëjta.
Derisa datimi radiokarbon ende duket të kryhet në mbetjet e gjetura rishtas, arkeologët presin që ato të jenë të të njëjtës periudhë si viktimat tjera në Pampa La Cruz – diku mes viteve 1100 dhe 1200.
Kjo periudhë do të thoshte se viktimat i takonin popullit Chimu – që popullonin rajonin në atë kohë.
Sipas profesorit Richard Sutter nga Universiteti Purdue që është pjeswmarrës i ekipit të arkeologëve, popuj të tjerë që jetonin në rajon në të njëjtën kohë praktikonin sakrifica njerëzore, kështu që nuk do të ishte e paarsyeshme se edhe Chimum bënin njejtë.
Kultura Chimu ishte e bazuar në agrikulturë, dhe njiheshin për punën e tyre me tekstil, ari, argjend dhe bakër.