Arkeologët zbulojnë një piramidë 27 mijë vjeçare
Në Egjipt, Djoser njihet si piramida më e vjetër në botë, gjegjësisht 4700 vite.
Sipas një punimi të botuar në Archaeological Prospection, ai rekord vihet në pikëpyetje, me pretendimet se një “piramidë parahistorike” në Indonezi, llogaritet të jetë rreth 27 mijë vite e vjetër.
Duke përdorur tomografinë sizimike, studiuesit kanë arritur të besojnë se në atë zonë ekzistojnë dhoma të fshehura, e cila tregojnë praninë e ndërtimeve.
Nëse nën tokën e Gunung Padang të Indonezisë, ka shpella dhe dhoma të ndërtuara nga njeriu, ajo do të ofronte jo vetëm piramidën më të vjetër të njohur prej mijëra vitesh, por edhe përdorimin më të vjetër të njohur prej ndërtimit prej gurit.
Thuhet se këto gjetje ofrojnë njohuri të vlefshme për historinë e ndërtimit të Gunung Padang, përcjell Telegrafi.
Për të arritur në përfundimet e tyre, autorët përdorën teknologji depërtuese në tokë, për të zbuluar ato që ata besojnë se aty ka shtresa ndërtimi dhe dhoma të fshehura.
Shtresa e parë thuhet se daton 27 mijë deri në 16 mijë vjet më parë.
Por, rreth këtij zbulimi ka dy pikëpyetje gjigante. A e tregon vërtet teknologjia punën e duarve të njeriut, apo mund të jetë zhvendosur toka gjatë mijëra viteve, duke formuar shtresa që kanë lënë boshllëqe në tokë?
Dibble, pretendon se lëvizja natyrore dhe gërryerja e shkëmbinjve, mund të skalit gurin dhe të rrokulliset poshtë kodrave për ta bërë atë të duket si e planifikuar, duke kundërshtuar se nuk ka asnjë provë për të besuar se shkëmbinjtë janë formuar nga njerëzit.
Bill Farley, arkeolog në Universitetin Shtetëror të Connecticut, tha se nuk kishte asnjë provë që një qytetërim i përparuar ekzistonte në atë vend gjatë epokës së fundit të akullit.
Dhe sipas Farley, ndërsa mostrat e tokës mund të jenë të 27 mijë viteve më parë, pa shenja treguese të aktivitetit njerëzor, nuk ka arsye për të besuar se ka ekzistuar vendbanim i madh gjatë asaj kohe, veçanërisht në Indonezi.